Policia ka zbuluar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Laknasit, një banesë të konvertuar në fermë për prodhimin e kanabisit.
A2 CNN mëson se deri tani në pranga është vënë një punonjës i OSHEE me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa janë sekuestruar edhe disa bimë lënde narkotike të llojit kanabis.
Në banesën ku u gjetën bimët narkotike ndodheshin edhe dy vëllezër dhe babai i tyre, të cilët po ashtu janë shoqëruar në polici. (A2 Televizion)