Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, arrestohet ish-kreu i IMT në Gramsh, i dënuar nga GJKKO

Nga A2 CNN
19 Tetor 2024, 12:18 | Kronikë

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, arrestohet

Policia ka arrestuar ish-kreun e IMT-së së Gramshit Alban Rrodhe. 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për shkelje të barazisë në tendera. Sipas njoftimit të Policisë ai ishte dënuar me 6 muaj burg.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41 vjeç, banues në Gramsh. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos