Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari

Nga A2 CNN
19 Tetor 2024, 09:51 | Kronikë

Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar që shpërndante doza kokaine, në qytetin e Vlorës është arrestuar nga policia, ndërsa është sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde.

Sipas Policisë 29-vjeçari nga Fushë Dukati u kap në flagrancë në operacionin e koduar “Parts 35”.

"Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat”, njofton Policia. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos