Akuzohet për trafik të qenieve njerëzore, arrestohet në Durrës egjiptiani

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 09:49 | Kronikë

Akuzohet për trafik të qenieve njerëzore, arrestohet në

Një shtetas egjiptian është arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore.

49-vjeçari Walid Elabd ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, ndërsa ligji në vendin fqinj për këtë veprimtari kriminale parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Ë. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt. Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njofton policia.

Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos