Shkoi për të prerë dru në pyll, 27-vjeçari nga Hasi humb kontaktet me familjen

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 12:12 | Kronikë

Shkoi për të prerë dru në pyll, 27-vjeçari nga Hasi

Një 27-vjeçar nga fshati Kishaj i Hasit ka humbur kontaktet me familjen, pasi iku për të prerë dru në pyll. I riu humbi kontaktet rreth orës 17:00 të ditës së djeshme, kur familjarët njoftuan edhe policinë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij, ndërkohë që kërkimet vijojnë ende.

Njoftimi i Policisë Has

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll. 

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll.

Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos