Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Samsonit e pranon: E ndihmova të pastronte vendin e krimit

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 20:19 | Kronikë

Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Samsonit e pranon: E ndihmova të

Prindërit e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare Ilaria Sula në Romë, kërkojnë falje . Kështu ka thënë avokati i nënës së djalit të arrestuar, i cili tregon se “prindërit janë të shkatërruar nga pikëllimi, ende të tronditur dhe të frikësuar për atë që ndodhi”. Nëna e Mark Samson është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës dhe për momentin nuk është kërkuar asnjë masë për të.

Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, gruaja në thelb pranoi se kishte ndihmuar djalin e saj të fshinte gjurmët e krimit nga banesa në rrugën Homs.

“Për nënën e Markut nuk është kërkuar asnjë masë për momentin, ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës”, konfirmoi avokati i saj.

"Unë e ndihmova djalin tim Mark të pastronte gjakun nga vendi i krimit". Ky ka qenë rrëfimi i Nors Man Lapaz, nënës së Mark Samsonit, i bërë para prokurorit dhe hetuesve të seksionit të vrasjeve, ku ka pranuar kundërshtimet e hetuesve, duke konfirmuar kështu atë që rezultoi gjatë hetimeve, për bashkëpunimin me të birin në fshehjen e trupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos