Kallashnikov e armë gjahu në banesë, arrestohet 47-vjeçari në Delvinë

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 13:15 | Kronikë

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Delvinë, pasi i janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, krehra dhe municion.

Policia realizoi operacionin për arrestimin e tij, pasi siguruan informacione se mbante në banesë armët.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë organizuan dhe finalizuan me sukses, gjatë paradites së sotme, operacionin policor të koduar “Sunrise”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. T., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatike tip kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 1 krehër kallashnikovi, 2 krehra pistolete dhe një sasi fishekësh”, njofton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos