Akuzohet se dhunoi njerkën, arrest në burg për djalin e Nehat Kullës

Nga Armand Bajrami
3 Qershor 2024, 13:15 | Kronikë

Akuzohet se dhunoi njerkën, arrest në burg për djalin e Nehat

Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë “arrest në burg” për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës. Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.

Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësi pas vdekjes së Nehat Kullës.

Robert Kulla e kërkon banesën si trashëgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit.

Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos