Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Lezhë 28-vjeçari

Nga A2 CNN
3 Qershor 2024, 09:38 | Kronikë

Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet

Një 28-vjeçar është vënë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Siç bëhet e ditur, Kristo Biba akuzohet nga autoritetet spanjolle, për trafikim të lëndëve narkotike.

I riu u arrestua në Shënkoll, pasi Gjykata e Tarragonës, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos