Nikollaq Bollano u gjet i plagosur në rrugë, policia jep detaje

Nga A2 CNN
3 Qershor 2024, 08:33 | Kronikë

Nikollaq Bollano u gjet i plagosur në rrugë, policia jep detaje

Policia e Himarës ka dhënë detaje mbi plagosjen në kokë të biznesmenit Nikollaq Bollano, i cili u gjet në rrugë, pranë hotelit të tij.

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, lexohet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos