Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri publikoi një numër në aplikacionin Whatsapp dhe një adresë e-maili, ku qytetarët mund të japin informacion për trafikun e drogës, apo pastrimin e parave.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada Amerikanë bën me dije se linja e sinjalizimi të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve, DEA, është aktive.
Duke nxitur qytetarët shqiptarë të sinjalizojnë mbi këto çështje, Ambasada Amerikane garanton se të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. “Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme, që kanë mbështetur operacionet e DEA-s”, thuhej në postimin e Ambasadës.
Në përfundim, njësia diplomatike amerikane në Tiranës shprehte përkushtimin e SHBA për të punuar me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të dy vendeve dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në SHBA. (A2 Televizion)