Një 48-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës 14-vjeçare të bashkëjetueses së tij.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i ndaluar është 48-vjeçari me inicialet Xh.K, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin Xh. K., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur 14-vjeçare, të bashkëjetueses së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)