Ambulanca u përplas me autobusin dhe u shkrumbua, mes 4 viktimave edhe mjeku shqiptar

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 21:50 | Kronikë

Një mjek shqiptar është në mesin e katër personave që humbën jetën, pasi një ambulancë u përplas me një autobus që transportonte fëmijë në tunelin Ca' Gulino, përgjatë rrugës kombëtare SS73 midis Urbinos dhe Fermignano, në Itali.

Viktima shqiptare është identifikuar si shtetasi Sokol Hoxha. 40-vjeçari me profesion mjek, humbi jetën së bashku me Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe pacientin që po transportohej me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Duhet thënë se pas përplasje, ambulanca, e cila u largua nga Fossombrone, mori flakë dhe katër pasagjerët nuk mund të shpëtonin.

Gjykuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, rezulton se ambulanca po lëvizte pjesërisht në korsinë e kundërt në një kthesë brenda tunelit, duke u përplasur fuqishëm kokë më kokë me autobusin.

Megjithatë, hetimet e kryera nga policia rrugore do të qartësojnë në mënyrë përfundimtare dinamikën e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos