Një arsenal armësh është gjetur në fshatin Çekrez të Gramshit. Mësohet se armët janë gjetur në kasollen me gurë të Kadri Çekrezit, i cili nuk jeton më.
Më konkretisht, në kasolle janë gjetur:
1. Rreth 50 granata dore mbrojtëse,
2. 17 granata sulmuese,
3. Rreth 30-40 granata dore me bisht druri
4. Një sasi ndezësash të futur në kuti plastike
5. 200-300 fishekë kallashnikovi
6. Një sasi fishekësh 7.62 mm
Gramsh/Informacion paraprak
"Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit." (A2 Televizion)