Amerika sjell super-dronët termik për policinë shqiptare

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 18:09 | Kronikë

Amerika sjell super-dronët termik për policinë shqiptare

Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan, bën me dije Ambasada Amerikane në Tiranë.

Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Masa vijnë pak ditë pasi Ambasada e SHBA dha alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, në shënjestër mund të jenë edhe vende të zakonshme, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos