
Me kërkesë të SPAK, Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle ditën e djeshme në qelitë e paraburgimit të Durrësit.
Kontrollit i janë nënshtruar edhe qelitë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të ish-ministrit, Ilir Beqaj, shkruan A2.
Kontrollet janë bërë për aparate telefonikë celulare, apo sende te ndaluara, por burime jozyrtare nga Drejtoria e Burgjeve bënë me dije se nuk janë gjetur sende të paligjshme.
Ky kontroll vjen pak ditë pasi kryebashkiaku Veliaj ishte ne Gjykatën Administrative, ku kërkoi shfuqizimin e dekretit presidencial për emërimin në detyrë të prokurorit Olsi Dado. (A2 Televizion)