Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e “Arrestit në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke mos i pranuar garancinë pasurore.
Për të njëjtën dosje hetimore, në fuqi u la edhe masa e “Arrestit në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës doli të hënën në orën 14:00 para Apelit të GJKKO me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. (A2 Televizion)