Gjykata e Tiranës dënon me burg autorët e vrasjes së Edmond Papës, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës, në Tiranë.
Togat e zeza dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa, raporton A2 CNN.
Ai akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”.
Ndërsa 30-vjeçari Alban Velo u dënua nga gjykata me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Dyshohet se biznesmeni u eleminua për hakmarrje për vrasjen e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj në Tiranë, të cilit i kishin vendosur një sasi tritoli në automjetin me të cilin po udhëtonte. (A2 Televizion)