Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

Nga A2 CNN
20 Maj 2026, 16:39 | Kronikë

Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos,

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato, e cila në shkallën e parë ishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Dënimi i saj ishte konvertuar më pas në 60 orë punë në shërbim të publikut.

Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, shkruan A2CNN. 

Apeli ka dhënë pafajësi edhe për tre të pandehurit e tjerë, S.P, E.G dhe E.S, të cilët ishin bashkë të akuzuar me Sonila Qaton në shkallën e parë.

Ndërkohë, Gjykata ka lënë në fuqi vendimin për gjashtë të pandehurit e tjerë: M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos