Arrestohet 31-vjeçari në Peqin, i sekuestrohet një kallashnikov dhe municion luftarak

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 10:31 | Kronikë

Arrestohet 31-vjeçari në Peqin, i sekuestrohet një kallashnikov

Policia arrestoi një 31-vjeçar në Peqin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, raporton A2 CNN. Autoritetet ushtruan kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bishqem, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, M. M., 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos