Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, i gjendet kokainë e heroinë

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 15:54 | Kronikë

Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, i gjendet kokainë e

Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi është kapur me lëndë narkotike.

Policia bën të ditur se shtetasit me iniciale S. H. i janë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara kokainë dhe heroinë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. H., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara kokainë dhe heroinë. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde të dyshuar kanabis dhe një armë e ftohtë (mjet prerës)”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos