Arrestohet në Kapshticë 31-vjeçarja banuese në Angli, kapet me kanabis

Nga A2 CNN
6 Korrik 2024, 13:16 | Kronikë

Arrestohet në Kapshticë 31-vjeçarja banuese në Angli,

Policia e Kapshticës ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 31-vjeçare, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi është kapur me kanabis sativa.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen C. P., 31 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në brendësi të automjetit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos