Në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, arrestohet në Morinë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2024, 13:15 | Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, arrestohet

Një shtetas kosovar është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Zvicër, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zvicerane i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për pastrim parash. 

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit, në Zvicër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos