
Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një 33-vjeçar nga Kosova, i cili u kap me lëndë narkotike teksa tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet H. M., 33 vjeç, banues në Prizren.
Gjatë kontrollit fizik në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Policia bëri të ditur se është sekuestruar edhe automjeti që drejtonte i arrestuari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)