Ndjekje si në filma nga policia, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 10:56 | Kronikë

Një shtetas që transportonte armë dhe municion, që dyshohet se i kishte marrë në Shëngjergj me qëllim shitjen në Tiranë është arrestuar sot në flagrance.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë Urim Meta, 46 vjeç, banues në Tiranë. Në makinën që drejtonte u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

"Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë. Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi"", thuhet në njoftim. 

"Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale", vijon njoftimi. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos