Në kërkim nga Italia si pjesëtar i organizatës kriminale, arrestohet në Shkodër 34-vjeçari

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2026, 12:26 | Kronikë

Në kërkim nga Italia si pjesëtar i organizatës kriminale,

34-vjeçari Syrgen Haxhija ka përfunduar në prangat e Policisë së Shkodrës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia, raporton A2CNN. Gjykata e Milanos kishte caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin, që dyshohet për disa vepra penale si: “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 83””, thuhet në njoftim.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. H., 34 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, vijon njoftimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos