U kap i armatosur në makinë, arrestohet 41-vjeçari, në pranga edhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2026, 11:09 | Kronikë

U kap i armatosur në makinë, arrestohet 41-vjeçari, në

41-vjeçari Jetar Bajaziti ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri. Bashkë me të është arrestuar edhe 21-vjeçar Alessio Llupi, pasagjer në automjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, raporton A2CNN.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Në pranga edhe një 21-vjeçar, pasagjer në automjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një armë sportive dhe automjeti me të cilin udhëtonin të arrestuarit, dhe 2 celularë”, thuhet në njoftim.

Në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që qarkullojnë të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Guns”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit J. B., 41 vjeç, dhe A. Ll., 21 vjeç, të dy banues në Fier. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, me 5 fishekë në krehër. Më pas, gjatë kontrollit të një servisi në pronësi të shtetasit J. B., u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive tip pushkë ajrore”, vijon njoftimi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos