All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Arrestohet tregtari i kokainës në Dhërmi

Nga A2 CNN
6 Shtator 2024, 13:52 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Arrestohet tregtari i kokainës në Dhërmi

Policia e Vlorë ka arrestuar një 35-vjeçar, të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike, shkruan A2 CNN.

All - Paragraf - 3

Në pranga ra shtetasi K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe i shiste ato kryesisht në lokalet e natës, në Dhërmi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Parts 30”.

Arrestohet tregtari i kokainës në Dhërmi

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 100 doza kokaine, 31 000 lekë, 100 paund dhe 215 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan së bashku me një celular, një peshore elektronike, qese për ambalazhimin e dozave të lëndës narkotike dhe një automjet tip “Volkswagen”.   

All - Paragraf - 6

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos