Vrasja e Enver Ballës në Shënavlash, Edison Brahja nuk pranon se ka qenë bashkëpunëtor, por e “gozhdojnë” provat

Nga Elitjona Doko
6 Shtator 2024, 12:16 | Kronikë

Vrasja e Enver Ballës në Shënavlash, Edison Brahja nuk pranon se

Edison Brahja, i arrestuar një ditë më parë si bashkëpunëtor i Esmerald Ballës në transportimin dhe hedhjes në pus të trupit të babait të këtij të fundit, Enver Balla, nuk ka pranuar të ketë qenë pjesë e ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se përveç tij, edhe djali i viktimës, i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes, ka mohuar të ketë përfshirë shokun e tij në këtë akt.

Por, nga ekspertimi i kryer nga grupi hetimor, në trupin e 62-vjeçarit janë gjetur gjurmë të gishtave të 25-vjeçarit, Brahja si dhe mesazhe telefonike që e implikojnë në ngjarje.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos