Çudit shqiptari në Gjermani, hyn me hanxhar në komisariat dhe kërcënon efektivët

Nga A2 CNN
6 Shtator 2024, 11:48 | Kronikë

Një shtetas shqiptar ka habitur policinë gjermane në orët e para të mëngjesit, pasi ka hyrë i armatosur në ambientet e një stacionin policie dhe ka kërcënuar efektivët që ndodheshin brenda.

Sipas A2, ngjarja është ndodhur në Rheinland-Pfalz të Linz, kur shtetasi shqiptar, me një hanxhar në dorë hyri në derën e komisariatit dhe kërcënoi se do të vriste të gjithë policët.

Fatmirësisht, efektivët që ndodheshin në stacion arritën ta neutralizonin në kohë shtetasin shqiptar, duke e mbajtur të bllokuar mes dy dyerve të sigurisë, dhe thirrën ekipin e ndërhyrjes së shpejtë për të zgjidhur situatën.

Pas disa minutash, ata mundën ta çarmatosnin shqiptarin me një elektroshok, duke e shoqëruar në dhomat e sigurta.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet me dije. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos