Asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë Cannabis Sativa në Shkodër, procedohet inxhinieri i pyjeve

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 11:14 | Kronikë

Asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë Cannabis Sativa në

Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar 3679 fidanë dhe bimë narkotike Cannabis Sativa. Sipas policisë ato u gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë, Shllak dhe Temal. Në operacionin e koduar “Koordinata” nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, për inxhinierin e pyjeve.

Asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë Cannabis Sativa në

Njoftimi i Policisë Qarku Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden dhe asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 265 fidanë dhe 3414 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:

Asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë Cannabis Sativa në

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 265 fidanë dhe 1437 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.   

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M.;  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 1977 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos