Plagosje me armë zjarri në Pogradec

Nga Artin Halili
29 Qershor 2026, 13:34 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Paraprakisht mësohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Brian Syzo.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por A2 CNN mëson se Syzo njihet si person që ka konflikte në qytet.

Ai është një emër shumë i njohur edhe për policinë e shtetit për shkak të një sërë veprash penale dhe konfliktesh në të cilat ka qenë i përfshirë.

Syzo është transportuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryhen hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos