“Beach bar” pa leje në Karaburun, arrestohet ndërtuesi, shpallet në kërkim ortaku i tij

Nga A2 CNN
12 Gusht 2026, 20:35 | Kronikë

“Beach bar” pa leje në Karaburun, arrestohet ndërtuesi,

Policia ka arrestuar ndërtuesin Skerdi Dinaj, si dhe ka shpallur në kërkim ortakun e tij Olsen Sherifaj, pasi ndërtuan një strukturë pa leje në Shën Jan, Karaburun.

Kryepolici Skënder Hita dhe kryeinspektori i IKMT Afrim Qendro morën pjesë në prishjen e ndërtimit pa leje, “beach bar”.   

Pasditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së, Afrim Qendro, morën pjesë në operacionin për prishjen e një ndërtimi pa leje, “beach bar”, në zonën e Karaburunit.

Objekti prej druri po ndërtohej nga shtetasit O. Sh. dhe S. D., të cilët ishin proceduar penalisht më parë dhe kishin tejkaluar afatin kohor për prishje vullnetare.

Gjatë operacionit u vu në pranga njëri prej ndërtuesve, shtetasi S. D., ndërsa ortaku i tij, shtetasi O. Sh., u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e “bluve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos