Betimi i Belerit si kryebashkiak, caktohet data për seancën në Kushtetuese

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 19:38 | Kronikë

Betimi i Belerit si kryebashkiak, caktohet data për seancën në

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për zhvillimin e seancës gjyqësore, për kërkesën e bërë nga Fredi Beleri.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë qe nuk i dha leje për t’u betuar si kryebashkiak. Po ashtu, Beleri kërkon shfuqizimin edhe të dy vendimeve të gjykatave të posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit datë 1 qershor dhe 22 maj.

Seanca e parë do të mbahet në datën 19 mars. Kujtojmë se disa ditë më parë, SPAK shpalli pretencën për Belerin. Për të, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me dy vjet dhe gjashtë muaj burgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos