Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 12:30 në fshatin Kërkovë të Vlorës. Zjarri ka rënë në kodrat e fshatit, të cilat janë të mbjella kryesisht me ullinj dhe pemtari të zonës.
Mbi 4 automjete zjarrfikëse janë angazhuar në aksionin për shuarjen e flakëve, por terreni kodrinor dhe i thepisur e ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre. Pas shumë minutash në luftë me flakët duke ndërhyrë për ta fikur zjarrin në terren, efektivët zjarrfikës e kanë vendosur nën kontroll.
Vatra e zjarrit dyshohet të ketë qenë e qëllimshme. Zjarri është ndezur nga banorët e zonës për të pastruar tokat ose mbeturinat, teksa i favorizuar nga era ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa të mëdha. Si rjedhojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me ullinj.
Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha. (A2 Televizion)