Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31-vjeçari në Dibër

Nga A2 CNN
31 Mars 2025, 16:02 | Kronikë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Rrenxë të Dibrës, pasi duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.   

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos