Një 22-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Mat, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se i riu ishte duke punuar në terren për linjën kabllore të internetit.
“Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, sqaron policia.
Grupi hetimor që është ngritur për rastin ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës. (A2 Televizion)