Tentuan të largohen nga restoranti pa paguar, arrestohen mashtruesit “serialë” në Korçë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2024, 12:35 | Kronikë

Tentuan të largohen nga restoranti pa paguar, arrestohen mashtruesit

Dy persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të largohen nga një restorant në Korçë pa bërë pagesën, shkruan A2 CNN.

Në pranga përfunduan K.P., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe C. A., 32 vjeçe, banuese në Como, Itali.

Sipas policisë, pas konsumimit të ushqimit në një restorant në lagjen nr. 17, Korçë, të dy kanë tentuar të shmangin pagesën, nëpërmjet mashtrimit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos