Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit

Nga A2 CNN
8 Shtator 2024, 18:46 | Kronikë

Sistemi i burgjeve ka arritur që të neutralizojë një dron që ishte planifikuar të futej në Burgun e Burrelit. Siç bëhet e ditur, Inteligjenca operative e sistemit ka administruar të dhëna të besueshme mbi planet e një grupi kriminal për të futur sende të ndaluara në burgun e Burrelit.

Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, por siç bëhet e ditur, hetimet tregojnë një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.

Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje.

Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos