"Blindohet" Gjykata e Apelit pas vrasjes së Astrit Kalasë, ashpërsohen masat në hyrje

Nga Igli Çelmeta
16 Tetor 2025, 10:52 | Kronikë

"Blindohet" Gjykata e Apelit pas vrasjes së Astrit Kalasë,

10 ditë pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja, masat e sigurisë në hyrje janë ashpërsuar.

Efektivë policie ndodhen edhe jashtë hyrjes, por edhe brenda. Përveç kontrollit me skaner me detektor kontrolli fizik bëhet edhe nga polici dhe punonjësi i sigurisë për gjykatën, shkruan A2 CNN.

Pritja për publikun bëhet jashtë, ndryshe nga më parë ku prisnin në paradhomën para skanerit me detektor, tashmë qytetarët presin në radhë jashtë, ku janë vendosur edhe tabelat lajmëruese se ku bëhet pritja për publikun. Më parë ka qenë tabela informuese ku shkruhej "hyrja për publikun" dhe futeshin direkt  brenda, ndërsa tashmë e kanë ndryshuar e kanë bërë "pritja për publikun", pra presin jashtë dhe i thërrasin një nga një.

Pasi roja i sigurisë i thërret dhe i fut brenda një nga një, i bëhet edhe kontroll i imtësishëm, përveç me detektor edhe kontroll fizik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos