Një 28 vjeçar kolumbian është vënë në pranga nga policia nën akuzën e trafikimit të femrave për prostitucion.
Në vijim të operacionit “Storm 9” që u zhvillua në Durrës, është bërë i mundur arrestimi i D. G., i cili ishte në arrati prej disa ditësh.
Ky shtetas, dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.
Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Muriqanit.
2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike. (A2 Televizion)