SPAK ka përfunduar hetimin ndaj ish-shefit të Policisë Rrugore, Roven Zeka. Dosja në ngarkim të tij dhe Sokol Novakut e Edison Tabakut është depozituar në Gjykatën e Posaçme.
Të pandehur janë marrë edhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.
Të pandehurit e dosjes akuzohen për "korrupsion", ndërsa shqyrtimi paraprak i çështjes do të bëhet nga gjyqtarja Irena Gjoka. (A2 Televizion)