Burrë e grua kanë rënë në prangat e policisë së Devollit nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Fazat” janë arrestuar shtetasit Fatos dhe Era Sala, të cilëve iu gjetën në banesë 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës në vendin e quajtur "Lagjja e Fundosur". (A2 Televizion)