Burg për “Pole Qorrin”, Flodian Plaku: Nuk kam lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 15:14 | Kronikë

Flodian Plaku, nën akuzë për vrasjen e Gentjan Bejtjas vitin e kaluar në Larushk të Fushë Krujës, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçarit nga Vlora iu komunikua masa e arrestit në burg në Gjykatën e Tiranës.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 30 minuta. I njohur me nofkën “Pole qorri”, 42-vjeçari u paraqitë në seancë pa avokat të zgjedhur prej tij, duke iu caktuar kryesisht nga gjykata.

Flodian Plaku mohoi akuzën e vrasjes, duke deklaruar se 10 ditë para ekzekutimit të Bejtjas kishte përdorur një mjet tip Golf dhe me këtë pretendim deklaroi se policia e akuzonte atë si autor të krimit të ndodhur në 15 mars të 2024 në Fushë-Krujë, teksa Bejtja ndodhej në oborrin e banesës së tij.

42-vjeçari i njohur edhe me dy identitete të tjera dhe me mbiemrat Serjani dhe Mamo u arrestua nga forcat operacionale duke drekuar në një hotel në Orikum. Me vete iu gjet armë dhe një shumë parash prej 25 mijë euro.

Policia arrestoi bashkë me të edhe 4 persona të tjerë të akuzuar për përkrahja e autorit të krimit, si dhe sekuestroi 7 aparate celularë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos