Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor pranë fshatit Panaja, në autostradën që lidh Vlorën me Fierin.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një defekt teknik në automjet. (A2 Televizion)