Skandali i Bankers, dalin para Apelit të arrestuarit, ambasada kineze nuk lejohet në sallë

Nga Xhensila Kodra
5 Gusht 2025, 12:44 | Kronikë

Skandali i Bankers, dalin para Apelit të arrestuarit, ambasada kineze nuk

Masat e sigurimit për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë Bankers janë lënë në fuqi nga Gjykata e Fierit, ndërsa përfaqësuesit e ambasadës kineze nuk u lejuan të ndjekin nga afër seancën gjyqësore.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual të kompanisë, shtetasin kinez Hongping Xiao, shkruan A2 CNN.

Të akuzuarit kanë ankimuar vendimet, por masa e sigurisë u konfirmua në seancën e fundit gjyqësore.

Sipas Prokurorisë së Fierit, të ndaluarit dhe disa të shpallur në kërkim po hetohen për një seri veprash penale, përfshirë:

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”,
“Fshehja e të ardhurave”,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
“Shpërdorimi i detyrës”, dhe
“Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos