Deputeti i PS paraqitet në GJKKO

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 13:36 | Kronikë

Deputeti i PS paraqitet në GJKKO

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, në seancën paraprake që do të mbahet ndaj tij.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Ndreca është paraqitur në SPAK edhe më herët, për të dhënë deklarime në lidhje me çështjen në të cilën është marrë i pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.

"Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë", njoftonte SPAK në muajin nëntor, shkruan A2 CNN.

Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos