Dështon seanca paraprake, Veliaj pretendon se "burgjet" ishin me vonesë, reagon Drejtoria

Nga Armand Bajrami
5 Janar 2026, 15:23 | Kronikë

Dështon seanca paraprake, Veliaj pretendon se "burgjet" ishin me

Dështoi sot seanca paraprake ndaj Erion Veliajt. Avokatët e Krybashkiakut, ngritën pretendime se Drejtoria e Burgjeve shkoi me vonesë në paraburgimin e Durrësit për të shoqëruar Veliajn në gjyq.

Por kjo e fundit përmes një reagimi thotë se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.

Në seancën e fundit, Veliaj përjashtoi nga mbrojtja e tij avokatin Artan Gjermeni, pasi kërkesa e këtij të fundit drejtuar gjykatës që Veliaj të mos qëndrojë brenda kafazit të qelqtë gjatë seancave, u refuzua. Gjykata i caktoi një avokate kryesisht Valentina Teodoreskun.

SPAK e akuzon Veliajn për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv e shpërdorim detyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos