Një konflikt mes dy komshinjve për një turë drush ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Vrapaj të Roskovecit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi infarkt.
Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, viktima është Baftjar Vrapi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur djali i tij është përfshirë në një konflikt fizik me komshiun për shkak të një ture drush.
Referuar të dhënave paraprake, 70-vjeçari ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten. Në momentin që ka marrë vesh për konfliktin dhe ka tentuar të dalë jashtë, ai ka pësuar një infarkt, duke u rrëzuar në tokë.
Familjarët kanë njoftuar menjëherë shërbimin e urgjencës, ndërsa ambulanca e ka transportuar drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit. Pavarësisht përpjekjeve, mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë, banorë të zonës japin një tjetër version të ngjarjes, sipas të cilit Baftjar Vrapi ndodhej në verandën e banesës dhe ka qenë dëshmitar i konfliktit mes djalit të tij dhe komshiut, përpara se të pësonte infarktin fatal.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar dinamikën e konfliktit që parapriu vdekjen e 70-vjeçarit. Policia po mer në pyetje palët e përfshura në lonflikt ndërkohë që shërbime të shumta pilicore ndëdhen ne vëndngjarje. (A2 Televizion)