“Dhashë sqarime si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, Olsi Rama flet pas daljes nga SPAK

Nga A2 CNN
12 Korrik 2024, 15:47 | Kronikë

“Isha në SPAK si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”. Kështu deklaroi Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, Edi Rama, pas daljes nga SPAK. Ai shprehu gatishmërinë për të dhënë deklarimet sa herë që kjo t’i kërkohet.

 “Dhashë sqarimet e mia si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, për ato që keni dëgjuar në publik. Se çfarë sqarimesh dhashë, i dëgjuan personat që ishin të interesuar. Do të doja të më pyesnin akoma dhe më shumë. E kam thënë dhe më parë se jam gati të jap deklarimet e mia sa herë të më thërrasin. Do doja të më pyesnit për sportin dhe ekipin e Partizanit”, u tha ai gazetarëve.

Ai ka qëndruar rreth 50 minuta në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë që herën e fundit që vëllai i kryeministrit u paraqit pranë Prokurorisë së Posaçme ishte 28 qershori i këtij viti. 

Herën e kaluar ai mohoi çdo lidhje me bosët e dosjes “Xibraka”, ndërsa dha një shpjegim për përdorimin e një mjeti për të cilin është akuzuar publikisht nga Gazment Bardhi. 

Vizita e Olsi Ramës në SPAK u pasua me një vorbull reagimesh e kundër reagimesh publike. I pari ishte deputeti Bardhi, që tha se Olsi Rama konfirmoi denoncimet e bëra prej tij.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos